Hapësire reklamuese

Aktualitet

KQZ do trajnojë financierët e partive politike për këto zgjedhje, zbuloni arsyet

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe Institutin Demokratik Amerikan,  ka organizuar një  trajnim mbi  "Raportimin e subjekteve zgjedhore, korniza ligjore dhe format-raporti i standardizuar i KQZ", për financierët e partive politikë.

Sipas KQZ ky aktivitet është tejet i rëndësishëm pasi i lejon pjesëmarrësit të kuptojnë mirë detyrimet ligjore mbi raportimin financiar. Por gjithashtu falë këtij trajnimi financierët e partive politike do të rrisin kapacitetet e tyre për të siguruar një zbatim sa më efektiv të kërkesave të raportimit bazuar në modelet e reja të miratuara nga KQZ, shkruan newsbomb.al.

Më anë të këtij programi trajnimi, KQZ synoon ndërtimin e kapaciteteve të partive politike për të paraqitur raportet financiare në përputhje me kërkesat ligjore. Aktiviteti u organizua në formë praktike me ushtrime dhe shembuj konkretë për kryefinancierët e partive politike në mënyrë që të sigurohet një zbatim sa më efektiv i kërkesave për raportimin financiar sipas format-raportit të ri, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu