Hapësire reklamuese

Politikë

KQZ: Deri tani, Ori Nebijaj nuk ka dorëzuar asnjë formular për mandatin e deputetes!

Shkruar nga Newsbomb
KQZ: Deri tani, Ori Nebijaj nuk ka dorëzuar asnjë formular për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri më sot, këtë 15 nëntor pasdite, nuk është dorëzuar asnjë formular vetëdeklarimi nga moderatorja Oriela Nebijaj, për marrjen e mandatit të deputetes.

Pas një fotoje të publikuar në media, të një formulari vetëdeklarimi me të dhënat e moderatores që pritet të zërë vendin e Grida Dumës, KQZ ka sqaruar se Nebijaj nuk ka dorëzuar zyrtarisht asnjë formular.

"Duke marre shkas nga pyetjet e shume prej jush ne lidhje me formularin e vetedeklarimit te zj. Oriela Nebiaj, ju informoj se formulari nuk eshte depozituar ende ne KQZ.

Formulari i publikuar ne media eshte pa firme as te zj. Nebiaj, cka do te thote nuk eshte formular i cili ka dale nga KQZ. Ne momentin qe do te depozitohet zyrtarisht me KQZ, do tju ve ne dijeni si gjithmone", thuhet në reagimin e KQZ.

Lexo edhe: Ori Nebijaj dorëzon “Formularin e Vetëdeklarimit”, pranon mandatin e deputetes së PD

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.