Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

KQZ cakton datën se kur do merret vendimi për mandatet e Rroshit, Selamit dhe Tahirit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

de668b933211f665ed5af16b1d230fed

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandateve të deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahirit, si dhe për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi.

Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandateve për shkak se tre zyrtarët akuzohen se kanë mashtruar në formularin e dekriminalizimit, duke fshehur hetimet dhe dënimet në shtete të ndryshme të Europës.

Njoftimi i KQZ:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, më datë 27.12.2016, ora 11:00,  zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik Z.Elvis Roshi, kryetar i Bashkisë Kavajë, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik Z.Shkëlqim Selami, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik Z.Dashamir Tahiri, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. ​

Më shumë

spot_img
spot_img