Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

KPK shkarkon prokurorin Emror Kasaj se nuk mund të justifikonte pasurinë, probleme edhe në kriteret e tjera

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën se kishte marrë vendim për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Gjirokastrës Emror Kasaj, pas dy seancash dëgjimore dhe hetimit në të tri kriteret.

Kasajt, i cili u hetua fillimisht vetëm në kriterin e pasurisë dhe më pas në dy kriteret e tjera, iu vunë në dukje disa transaksione të komplikuara dhe mungesë burimesh pët të mbuluar pasurinë. Atij po ashtu i kaloi barrë prove edhe në dy kriteret e tjera.

Gjatë seancave dëgjimore Kasaj këmbënguli se kishte burime të ligjshme për pasurinë, mohoi problemet e figurës dhe profesionalizmit dhe pretendoi se ishte treguar naiv sa i përket disa trasaksioneve në blerjen e një trualli.

Komisioni, që sipas relatimit i kishte kaluar prokurorit barrë prove për deklarim të rremë dhe mungesë burimesh financiare, analizoi se përfshirja e prokurorit në këto transaksione kishin sjellë “cënim të besimit të publikut te drejtësia”.

Prokurori i Gjirokastrës u hetua nga një trupë e kryesuar nga Xhensila Pine, me anëtare Valbona Sanxhaktarin dhe relator Olsi Komicin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Emror Kasaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si oficer i Policisë Gjyqësore. Prej vitit 2015, ai ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër./Reporter

Më shumë




spot_img








spot_img