Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

KPK shkarkon prokurorin Bledar Maksuti, kishte probleme për pasurinë e krijuar nga babai i tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Bledar Maksuti.

Procesi i vettingut për të u cilësua si i pazakontë, pasi u fokusua tek të ardhurat dhe asetet e krijuara nga babai i tij i ndjerë.

Kjo situatë u evidentua edhe nga trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si dhe nga vëzhguesja ndërkombëtare, Elka Ermenkova në seancën dëgjimore të zhvilluar më 9 prill.

“Më duket sikur kemi bërë vetingun e babait tuaj. Më vjen keq, se ai nuk është më,” tha në fund të seancës dëgjimore relatorja Genta Tafa Bungo.

Mësohet se Komisoni konstatoi pasaktësi në deklarime dhe mungesë burimesh për pasurinë e krijuar nga babai i Maksutit, i cili ishte ish-prokuror, noter dhe avokat.

Maksuti u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, por iu evidentuan probleme me deklarimin e pasurisë.

Bledar Maksuti e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe e ushtron funksionin e prokurorit prej vitit 2008.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img