Hapësire reklamuese

Aktualitet

KPK merr vendimin, Etleva Gjamo konfirmohet në detyrë

Shkruar nga Newsbomb
KPK merr vendimin, Etleva Gjamo konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 8 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, Etleva Gjamo. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Firdes Shulin.

Gjatë seancës dëgjimore më 4 nëntor, Gjamo dha shpjegime për konstatimet e Komisionit në kriterin pasuror, për të cilat u evidentuan deklarime të pasakta dhe mospërputhje. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, nuk u evidentuan gjetje me probleme, shkruan “reporter.al”.

Etleva Gjamo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Korçë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu