Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Shpëtim Garunja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë me dije vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Shpëtim Garunja.

Trupa me Roland Ilia, kryetar, Etleda Çiftja, relatore dhe Pamela Qirko, anëtare, arriti në përfundimin se shpjegimet e Garunjës për pikëpyetjet në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit ishin të mjaftueshme.

Gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua të premten, Garunja u përball me disa pyetje në lidhje me transaksionet për blerjen e një apartamenti në Durrës. Vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs këmbënguli në shpjegime më të arsyeshme sa i përket apartamentit në të cilën edhe pse prokurori kishte investuar para që prej vitit 2006 ende nuk kishte përfunduar.

Prokurori tha në seancë se arsyet e lënies pas dore të apartamentit ishin familjare, ndërsa këmbënguli në vërtetësinë e pohimeve të tij.

Garunja ka një eksperiencë 34 vjeçare në sistemin e prokurorisë, fillimisht si hetues e më pas si prokuror në disa prokurori të Shqipërisë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img