Hapësire reklamuese

Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Fierit, Ervisa Hyka, asnjë problem me pasurinë

Shkruar nga Newsbomb
KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Fierit, Ervisa Hyka, asnjë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konfirmoi sot në detyrë prokuroren e Fierit, Ervisa Hyka.

Gjatë relatimit në seancën dëgjimore më 27 shtator, KPK vuri në dukje se prokurores nuk i ishin gjetur probleme në asnjë nga tre kriteret e vlerësimit.

Procesi i vetingut për prokuroren Hyka u krye nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian.

Ervisa Hyka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu