Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda, Daniela Shirka

Shkruar nga Newsbomb
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda,

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë, gjyqtaren e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Daniela Shirka.

Komisioni i Vlerësimit përbëhej nga Valbona Sanxhaktari -kryesuese, Roland Ilia -relator dhe Genta Tafa (Bungo)- anëtare.

Kujtojmë se në seancën dëgjimore të ditës së mërkurë, KPK identifikoi mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e një apartamenti dhe probleme në një vendim Shirkës në Gjykatën e Elbasanit të rrëzuar në Apel.

Daniela Shirka e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2003 gjatë kohës që ishte në Shkollën e Magjistraturës.

Ajo është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit në vitin 2004 ku ka shërbyer deri në vitin 2015 kur u dekretua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll