Hapësire reklamuese

Aktualitet

KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit në Vlorë, Komisioneri Publik ankimon vendimin

Shkruar nga Newsbomb
KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit në Vlorë,

Komisioneri Publik ka ankimuar sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtares e Apelit të Vlorës Iliba Bezati.

Kjo e fundit kaloi vettingun pak muaj më parë.

Komisioneri Publik konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, paraqiten rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pasi të ketë kryer vetë Kolegji një hetim dhe vlerësim të plotë të rezultateve të hetimit administrativ për subjektin e rivlerësimit, të vendosë në mënyrë alternative lënien në fuqi të vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose ndryshimin e tij.

Ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.