Hapësire reklamuese

Aktualitet

KPK e shkarkoi se nuk justifikoi 2.6 milionë lekë, KPA përjashton përfundimisht  gjyqtarin e Tiranës, Ilir Mustafaj

Shkruar nga Newsbomb
KPK e shkarkoi se nuk justifikoi 2.6 milionë lekë, KPA përjashton

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin pë shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës, Ilir Mustafaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më herët shkarkoi nga detyra gjyqtarin Mustafaj, kandidat për Gjykatën Kushtetuese, pasi kishte probleme me pasurinë.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.58/2019, datë 12.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ilir Mustafaj, kundër vendimit të

Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 180, datë 18.07.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 180, datë 18.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ilir Mustafaj.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.07.2021.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll