Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

KPK e rikonfirmoi në detyrë, ONM i kërkon KPA-së që të shkarkojë Kryeprokuroren e Tiranës Elisabeta Imeraj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka zbardhur ditën e sotme vendimin për rikonfirmimin në detyrë të Kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, ku thuhet se nuk ka asnjë provë kundër saj.

Madje, KPK ka arritur të provojë se Kryeprokurorja e Tiranës NUK ka përgjuar apo vëzhguar një prej vëzhguesve ndërkombëtar. Të gjitha akuzat që u ngritën ndaj saj në seancë, kishin të bënin me një letër të dërguar nga një person i quajtur “Rrahim Shehu”, i cili pas verifikimeve ka rezultuar se është një person i sajuar. Pra, nuk ekziston fare.

Por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka ankimuar vendimin e KPK-së, duke i paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandaimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku kërkohet shkarkimi i Elisabeta Imerajt.

“Në datën 1.4.2021, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj, me detyrë prokurore/Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi nr. 363, datë 1.4.2021, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë sot, më datë 21.6.2021.

Po sot, më datë 21.6.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/rekomandime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE: Zbardhet vendimi i vettingut: ASNJË provë kundër Kryeprokurores së Tiranës Elisabeta IMERAJ, akuza e vetme letra e “Rrahim Shehut”, një PERSON I SAJUAR

LEXO EDHE: Denoncimi i FORTË: Gjetjet e ONM-së kundër Elisabeta Imerajt u bazuan te letra ANONIME e “Rrahim Shehut”! Përplasja e Theo Jacobs me kryeprokuroren e Tiranës për akuzat (LETRA E PLOTË)

Më shumë

spot_img
spot_img