Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

KPK e konfirmoi në detyrë, KPA shtyn seancën ankimuese ndaj Kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mori sot vendimin për të shtyrë seancën ankimuese ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj. Seanca ishte caktuar të zhvillohej të martën në orën 10:00 për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit që e konfirmoi Imerajn në detyrë.

Prokurorja kishte kërkuar shtyrjen e seancës pasi nuk kishte mundësi të paraqitej për shkaqe shëndetësore, duke bashkëngjitur dhe dokumentet provuese. I pyetur nga Kolegji, Komisioneri Publik Florian Ballhysa u shpreh se nuk kishte qëndrim, dhe trupa gjykuese vendosi të shtyjë seancën për më datë 21 mars, në orën 09:00.

Imeraj është një nga prokuroret më me eksperiencë të sistemit të drejtësisë që është përballur me disa nga dosjet më të vështira të korrupsionit në nivel politik dhe të krimit të organizuar të profilit të lartë. Kjo është arsyeja që ajo kaloi vetingun në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Komisioneri Ballhysa vendosi ankimimin e konfirmimit në detyrë. Kryesisht vërejtjet ndaj Imerajt kanë tē bëjnë me ish-bashkëshortin e saj, por Imeraj paraqiti një kontratë paramartesore të vitit 2007, sipas të cilës, pronat e bashkëshortit, me të cilin u divorcua në vitin 2019, i përkasin bashkëshortit dhe ajo nuk është përgjegjëse, një argumentim që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e pranoi si të vlefshëm.

Trupa e KPA-së që do të shqyrtojë ankimin e Komisionerit ndaj konfirimimit të Imerajt kryesohet nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomo.

Më shumë




spot_img








spot_img