Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

KPA shtyn seancën për Besim Hajdarmataj, kërkon informacion nga një kompani për celularin e prokurorit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), ka shtyrë për në datë 3 gusht seancën për dhënien e vendimit për ish-prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Komisioneri Publik kërkon që Hajdarmataj të mos konfirmohet në detyrë dhe të përjashtohet nga sistemi i drejtësisë.

Shkalla e dytë dhe përfundimtare e vettingut, kërkon informacion nga një kompani celulare për një nga numrat e celulairt që ka pasur në përdorim prokurori. Trupi gjykuese kryesohet nga Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe anëtarë Albana Shtyllën, Ina Ramën dhe Sokol Çomon.

Në seancën e zhvilluar më 16 korrik në Kolegjin e Posaçëm e Apelimit, teksa u shpalosën konkluzionet Hajdarmataj u akuzua se ka cenuar rëndë besimin e publikut të sistemi i drejtësisë. Sa i përket pasurinë prokurori Hajdarmataj u akuzua se ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë dhe nuk e justifikon atë.

Për integritetin dhe formimin profesional Komisioneri Publik theksoi se në pesë çështje të verifikuara, ku në disa raste Hajdarmataj ka qenë në rolin e prokurorit dhe në raste të tjera është vlerësuar në cilësinë e drejtuesit, paraqitën mangësi profesionale.

Të gjithë këto shkelje sipas tij bëjnë që të jetë i pamundur konfirmimi në detyrë të Hajdarmatajt. Konstatimet e Komisionerit u mbështetën edhe nga vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs gjatë seancës së 8 korrikut, i cili e konsideroi të turpshme moskryerjen e hetimeve për tonelata drogë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, kur drejtohej nga Besim Hajdarmataj.

Prokurori kaloi me sukses në shkallën e parë të vettingut, pa asnjë kontestim, në të treja shtyllat e hetimit, pasuri, aftësi profesionalen dhe pastërti figure. Mirëpo, pavarësisht rezultateve në KPK, ishte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili i rekomandoi Institucionit të Komisionerit Publik, ankimin.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img