Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

KPA shkarkon gjyqtarin që i dha të drejtë ministres Gjonaj, reagon Dhoma e Përmbaruesve Privatë: Vendimet e tij mund të kenë qenë të padrejta, si zgjidhet ky problem?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar ditën e sotme kryetarin e Gjykatës së Apelit Administrativ, Kastriot Selitën.

Ky gjyqtar 1 muaj më parë drejtoi gjykimin ëpr ligjshmërinë e ministres së së Drejtësisë Etilda Gjonaj për Vettingun e Përmbaruesve, duke i dhënë të drejtë asaj kundër përmbaruesve shqiptarë.

Por Selita nuk arriti të kalojë vettingun e tij, duke u larguar përfundimisht nga drejtësia. Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka reaguar për këtë vendim të KPA-së, duke u shprehur se ky gjyqtar mund të ketë dhënë vendime të padrejta dhe të pabazuara në ligj, që mund të kenë shkaktuar efekte të pakthyeshme juridike, por që të gjithë kanë qenë të detyruar t’i zbatojnë, madje dhe t’i ekzekutojnë.

Por vetë KPA ka patur në radhët e saj një vetues me probleme si Luan Daci, i cili u dënua me burg. Sipas Dhomës së Përmbaruesve Privatë, Luan Daci me votën e tij ka skarcuar disa prokurorë apo gjyqtarë, ndaj ngrihet pyetja, a janë të kthyeshme vendimet e tij? Ky problem duket se nuk ka zgjidhje, pasi nuk ka asnjë akt ligjor në fuqi që të rregullojë një problem të tillë.

Reagimi i Dhomës së Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë:

Vetting-u vs. vetting-ut

Telashet nga kampionati kombëtar i “Vetting”-ut nuk kanë të sosur.

Sot KPA ka shkarkuar gjyqtarin dhe kryetarin e Gjykatës së Apelit Administrativ, Kastriot Selita. Dikush tha: “Karma përmbarimore”.

Gjyqtari Kastriot Selita që drejtoi deri para 1- muaji, gjykimin për ligjshmërinë e aktit të Ministres Gjonaj për Vettingun e Përmbaruesve, dhe i dha “të drejtë” asaj kundër përmbaruesve shqiptarë, nuk arriti të kalojë me sukses Vettingun e tij.

Dje, ministresha në një takim me prokurorët dhe Prokurorin e Përgjithshëm deklaroi se “Të larguarit nga Vettingu të vihen përpara Drejtësisë”.

Goxha vizion dhe vlerësim për të cenueshmit nga pushteti që po bën Drejtësinë e re dhe po shkërmoq gjykatat e vjetra. Me moton “Limoni pa lëng duhet të rraset brenda në burg”, me siguri Reforma do funksionojë më mirë.

Problemi është se, vendimet e kryegjyqtarit apelist mund të kenë qenë në shumicë të padrejta, të pabazuara në ligj… të formës së prerë… që mund të kenë shkaktuar efekte të pakthyeshme juridike. Të gjitha “NË EMËR TË REPUBLIKËS”. Të gjithë kanë qenë të detyruar t’i zbatojnë, madje dhe t’i ekzekutojnë. Si i bëhet që shumë prej tyre janë sot të pakthyeshme?! 

Nga ana tjetër KPA që “shkarkoi “KPK-në” në rastin e gjyqtarit Selita, në radhët e saj kishte një vetues me probleme që u dënua me…burg, “gjyqtarin” Luan Daci.

Superproblemi me vetinguesin e dënuar është se vendimet apo vota e tij ka eliminuar, vetuar, skarcuar, karriera gjyqtarësh apo prokurorësh… Si i bëhet, a janë ato të kthyeshme më pas… Kur ai të “burgoset & shkarkohet”?! Po sikur të tjerë vetingsa të denohen nga gjyqtarët e vetuar?!

Përgjigjet e vështira nuk i zgjidh sot asnjë akt ligjor në fuqi, bashkë me Kushtetutën kuq e zi. Ndoshta, ndonjë ide mund të na japë Mandi i Nish-Ministrisë me velinat e MD-së  

Më shumë

spot_img
spot_img