Hapësire reklamuese

Aktualitet

KPA pezullon hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daci, do të pritet vendimi i Gjykatës së Lartë

Shkruar nga Newsbomb
KPA pezullon hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daci, do të pritet

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pezulluar hetimin disiplinor për gjyqtarin Luan Daci, i cili u dënua me burg nga Apeli i Gjykatës së Posaçme për falsifikim të dokumenteve, pasi kishte fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997, dënim që u konvertua në 12 muaj shërbim prove.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) vuri në lëvizje KPA-në për nisjen e hetimit disiplinor, pork jo e fundit i pezulloi hetimin deri në një vendim të Gjykatës s ëLartë.

Njoftimi i KPA:

Pas regjistrimit në regjistrin e Juridiksionit Disiplinor të çështjes (JD) nr.5/2021, datë 31.05.2021, me kërkues Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe me objekt “Procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci”, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 01.06.2021, u hodh shorti për caktimin e gjyqtarit hetues dhe më pas, për caktimin e Komisionit Disiplinor dhe kryesuesin e komisionit që do të shqyrtojë çështjen (JD) nr. 5/2021, datë 31.05.2021.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari hetues i kësaj çështjeje u caktua gjyqtar Ardian Hajdari, ndërsa kryesuese e Komisionit Disiplinor u caktua gjyqtarja Natasha Mulaj dhe anëtare, gjyqtaret Albana Shtylla dhe Ina Rama.

Gjyqtari hetues i çështjes Ardian Hajdari, pasi kreu veprimet hetimore të domosdoshme në lidhjen me çështjen (JD) nr.5/2021, datë 31.05.2021, bazuar në nenin 128, paragrafi 2, germa “b” e Kushtetutës; nenin C, pika 16 e Aneksit të Kushtetutës; nenet 5, pika 3, germa “a”, dhe 17 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë; nenin 1, pika 2 e ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, nenin 297, germa “a” e Kodit të Procedurës Civile, vendosi:

Pezullimin e hetimit disiplinor ndaj anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjyqtarit Luan Daci, për shkelje disiplinore të parashikuar në nenin 128, pika 2, germa “b” e Kushtetutës, deri në dhënien e vendimit nga Gjykata e Lartë mbi ankimin e gjyqtarit Luan Daci, ndaj vendimit nr.5, datë 08.03.2021, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Të njoftohet me këtë vendim gjyqtari nën hetim disiplinor Luan Daci, përfaqësuesit e ONM-së dhe Komisioni Disiplinor i ngritur pranë Kolegjit, për zhvillimin e procedimit disiplinor

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.