Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

KPA nuk pranon Theo Jacobs si dëshmitar dhe vendos rihapjen e hetimit për prokuroren Elisabeta Imeraj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të rihapë hetimin administrativ ndaj prokurores Elisabeta Imeraj, duke përjashtuar nga roli i dëshmitarit, përfaqësuesin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs.

Vendimi është marrë sot nga KPA, pas tre seancave gjyqësore të mëparshme ku Imeraj parashtroi provat e saj dhe pretendimet për parregullsi në procesin e apelimit.

Sipas KPA gjetjet e vëzhguesit ndërkombëtar përbëjnë provë në vetvete dhe si të tilla do t’i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor.

Kujtojmë se Imeraj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi u apelua nga përfaqësuesit e ONM-së në KPA.

Imeraj, e cila njihet si prokurorja që arrestoi nëntë persona për terrorizëm si dhe hetoi një sërë çështjesh të mëdha duke u vënë përballë politikës dhe krimit të organizuar, është shprehur se kërkon transparencë nga trupa e KPA.

“Unë vij këtu me një vendim konfirmimi në detyrë, por për hir të transparencës, si dhe besimit tek publiku i kërkoj kësaj trupe hetim të detajuar për çdo pretendim të ngritur”, është shprehur Imeraj.

Prokurorja Elisabeta Imeraj ka bërë me dije se në procesin e saj të rivlerësimit është përdorur një akt i falsifikuar që ka shërbyer si shkak për ankimin në KPA. Imeraj ka insistuar që përveç kërkimeve të institucionit, të kryhen edhe hetime në prokruori për të evidentuar çdo akuzë të ngritur ndaj saj.

Më shumë




spot_img








spot_img