Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

KPA lë në fuqi VENDIMIN e vettingut për Përparim Kullurin, ish-prokurori i Krimeve të Rënda PËRFUNDIMISHT jashtë drejtësisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) njoftoi të mërkurën vendimin lidhur me ankimin e kryer nga ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri ndaj vendimit të Komisonit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkakrimin e tij nga detyra.

KPK vendosi më 6 nëntor 2019 të shkarkojë nga detyra prokurorin Kulluri pasi konstatoi kontakte të tij me një të dënuar për trafik narkotikësh, përfitimin e një dëmshpërblimi me të dhëna të pavërteta dhe mos-hetimin e akuzave për korrupsion ndaj një prokuroreje të Matit.

Në njoftimin e KPA dje, thuhej se trupi gjykues i kryesuar nga Sokol Çomo, me relator Ardian Hajdarin dhe anëtarë Albana Shtyllan, Ina Ramën dhe Rezarta Schuetz, në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi të ankimit të Kullurit, vendosi në mënyrë unanime të lërë në fuqi vendimin e Komisionit për shkarkimin e tij.

Përparim Kulluri e ka filluar karrierën e prokurorit në Vlorë në vitin 1999. Ai u bë pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vitin 2004, ndërsa në vitet 2008-2013 ka drejtuar Prokurorinë e Shkodrës. Më pas u rikthye në Prokurorinë për Krime të Rënda ku e ushtroi detyrën deri në nëntor të vitit 2019 kur u shkarkua. /BIRN

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img