Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

KPA lë në fuqi vendimin e vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ish-gjyqtarja Evelina Qirjako përjashtohet nga drejtësia për 15 vite

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b61dd294b46f37e339002275eff980ed

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke përjashtuar për 15 vite ish-gjyqtaren Evelina Qirjako.

Qirjako u largua nga detyra nga frika e vettingut, ndaj KPK e përjashtoi për 15 vite, ndërsa pas apelimit, KPA i ka dhënë “goditjen” përfundimtare ish-gjykatëses, që tashmë nuk do të ketë të drejtë të ushtojë profesionin e saj për 15 vitet e ardhshme.

Vendimi i KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.39/2019 datë 04.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako, kundër vendimit nr. 178, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 178, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img