Hapësire reklamuese

Aktualitet

KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë për prokurorin Ylli Bashaj

Shkruar nga Newsbomb
KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë për prokurorin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar ankimin e Komisionerit Publik, duke lënë në fuqi sot vendimin që konfirmoi në detyrë prokurorin Ylli Bashaj. Sipas anëtarëve të KPA vendimin e KPK për të konfirmuar në detyrë prokurorin është i drejtë.

Ai u konfirmua në detyrë qershorin e vitit të kaluar por pas ankimimit të Komisionerit Publik ku kërkohej hetimi i plotë i pasurisë së prokurorit, diferenca negative që iu gjet Bashajt në transaksionet që kishte kryer për blerjen e një apartamenti, nuk ishte në nivele domethenëse.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 33/2023, datë 20.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 671, datë 14.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Bashaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese