Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Kovaçevski nuk pranon ftesën e Abazoviç për të vizituar Ukrainën (Arsyeja)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski nuk ka pranuar ftesën e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç për vizitë të përbashkët së bashku me Edi Ramën në Kiev.

Nga kabineti i qeverisë thuhet se Kovaçeski ka një axhendë të ngarkuar dhe se për momentin nuk mundej të vizitonte Ukrainën, por që do ta bënte në të ardhme.

“Ftesa për një vizitë për të cilën po pyesni dhe e cila është iniciuar nga presidenti ukrainas Zelenski i referohet një periudhe jashtëzakonisht intensive në axhendën e kryeministrit dhe për shkak të pamundësisë për ta ndryshuar atë, për fat të keq nuk mundëm të përgjigjemi pozitivisht. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe popullin trim ukrainas është e qartë dhe e pa rezervë. Ju jemi mirënjohës për ftesën për një vizitë e cila besojmë se do të realizohet së shpejti”, thuhet në njoftim.

Në një bisedë telefonike të zhvilluar ditën e enjte, Zelenski e ftoi Abazoviçin të vizitojë Kievin. Ndërkohë, jo më larg se dje Abazoviç hodhi idenë që tre liderët e Ballkanit të vizitojnë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin pas pushtimit rus.

Më shumë




spot_img








spot_img