Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias fajëson BE-në për mungesë vizioni strategjik në zgjidhjen e problemeve të ndryshme.
Në një postim në ‘’Twitter’’, ish-shefi i diplomacisë greke në vitet 2015-2018 kërkoi në mënyrë të hapur hapjen e bisedimeve për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Ai paralajmëroi BE-në se nëse nuk çelen bisedimet, atëherë Bashkimi Europian duhet të mbajë përgjegjësi për çdo ndërlikim që do të krijohet në rajonin e Ballkanit.
Mesazhi i Kotziasit për BE-në:
Ndërsa Siria është në zjarr, BE nuk ka vizion strategjik. Bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë tani. Mbështetja e prekshme e marrëveshjes së Prespës dhe stabiliteti i Evropës Juglindore është ie domosdoshme. Përndryshe, BE do të jetë përgjegjëse për çdo ndërlikim të ri në rajonin tonë