Hapësire reklamuese

Rajoni

Kotzias flet nga Moska për problemet me Shqipërinë: Do t’i zgjidh para se të shkoj me pushime

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias është takuar sot në Moskë me homologun rus Sergei Lavrov gjatë një vizite zyrtare.

Lavrov pranoi ftesën e Kotzias për të vizituar Greqinë në muajin shtator.

Ministri grek Kotzias bëri me dije diskutoi një sërë çështjesh me Lavrov, si zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, problemet në Europën Juglindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikëne  Veriut.

Lidhur me problemet me Shqipërinë, Kotzias deklaroi se “do t’i zgjidhë përpara se të marrë pushimet e verës”.

“Jemi gjithashtu në proces për zgjidhjen e çështjeve me Shqipërinë që janë në pritje prej 30 apo 80 vitesh. Para se të shkoj me pushime do t’i përfundoj, përndryshe nuk do të pushoj”, është shprehur Kotzias. /Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu