Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Kotzias: Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani aleatët kryesor për Marrëveshjen e Prespës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias gjatë një interviste, ka theksuar rolin përcaktues të faktorit shqiptar në finalizimin e Marrëveshjes së Prespës. 

Në një intervistë, Kotzias ka zbardhur disa prej “prapaskenave” të negociatave për zgjidhjen e kontestit për emrin kushtetues të Maqedonisë.

Ai tha se përpjekjet e qeverisë Tsipras për Marrëveshjen e Prespës filluan në verën e vitit 2015-të, kur në pushtet ishte VMRO-DPMNE dhe kryeministër Nikolas Gruevski, por këto përpjekje nuk dhanë rezultat.

Ish ministri i Jashtëm grek, zbuloi se në të njëjtën kohë nisën bisedimet edhe me kreun LSDM-së, të opozitës së atëhershme, Zoran Zaev, si edhe me Ali Ahmetin, të cilin gjatë intervistës e cilësoi si ‘liderin natyral të shqiptarëve në ‘Maqedoninë e Veriut’.

‘Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani, zv/kryeministri aktual, ishin aleatët tanë në negociata. Ky bashkëpunim me shqiptarët dha fryte deri në fazën përfundimtare të negociatave’.

Kotzias zbuloi se kishte marrë një telefonatë nga Hillary Clinton që i sugjeronte të mos fliste me opozitën e Zaev dhe shqiptarët për të mos vënë nën presion Gruevskin. Ish-ministri tha se i kishte  kërkuar Clintonit që të mos ndërhynte në punët e brendshme të Greqisë.

Më shumë




spot_img








spot_img