Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

“Kostot e jetesës po rriten”, Kryemadhi: Arsimi prioritet kombëtar! Propozimet e diskutuara për buxhetin do t’i drejtohen Kuvendit

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se Komisioni i arsimit pranë LSI ka diskutuar ditën e sotme rreth propozimeve në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin 2022.

Propozime të cilat, Kryemadhi bëri me dije se do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë me qëllim rikthimin e arsimit në prioritet kombëtar.

“Komisioni i arsimit pranë LSI, diskutoi sot propozimet e mundshme që do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin 2022, për ta kthyer arsimin në prioritet kombëtar. Jeta parlamentare duhet të vendoset në funksion të zgjidhjeve të prekshme për jetët e qytetarëve tanë. Në këto kohëra të vështira ku të rinjtë po largohen, kostot e jetesës po rriten, vizioni i përbashkët duhet të jetë edukimi sa më cilësor i brezit të ri, si një çelës drejt një të ardhme më të mire, për ata vetë dhe të gjithë shoqërinë tone”, tha më tej Kryemadhi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img