Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Kosovë: Propozim për ligj për dënimin e atyre që mohojnë krimet e luftës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

946e6e6fdc8f8ea665fb6d7514f095f0

Qeveria e Kosovës hodhi të enjten nismën për hartimin e një ligji në bazë të të cilit do të dënohen të gjithë ata që mohojnë krimet e luftës në Kosovë.

Nisma u paraqit në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, pas deklaratave të fundit të zyrtarëve serb të përfshirë në institucionet e Kosovës që mohuan krimet e luftës.

Brenda dy javësh kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj shkarkoi ministrin e Pushtetit Lokal në qeverinë e tij, Ivan Teodosijeviç dhe zëvendësministren e drejtësisë, Vesna Mikiç, për shkak të “gjuhës së urrejtjes dhe deklaratave të papranueshme”. Të dy ish zyrtarët e qeverisë së Kosovës mohuan krimet e Serbisë gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999 ndërsa akuzuan shqiptarët si terroristë dhe shpikje të masakrave për të nxitur bombardimet e NATO-s ndaj forcave serbe.

Beogradi i cilësoi shkarkimet si shkelje të lirisë së fjalës dhe trysni mbi pjesëtarët e komunitetit serb dhe ritheksoi mohimin e krimeve të kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, tha të enjten se deklarimet e tilla duhet të dënohen me ligj, ashtu siç ndodhë edhe në vendet perëndimore.

Kosova po shënon njëzet vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe dhe pothuajse cdo ditë shënohet një nga datat e mizorive të kryera nga forcat serbe.

Por derisa institucionet e Kosovës e vlerësojnë ndërhyrjen e NATO-s me rëndësi vendimtare për historinë e vendit, zyrtarët serbë e cilësojnë Serbinë si “viktimë të agresionit të NATO-s”.

Njëzet vjet më pas, Kosova dhe Serbia ndodhen në një proces aktualisht të pezulluar bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në shkëmbim të afrimit me Bashkimin Evropian. Por, tensionet ndërmjet të dyja vendeve mbeten të larta.

Udhëheqësit e dyja vendeve pritet të takohen më 29 prill në Berlin, me ftesë të Gjermanisë dhe Francës, që do të jetë edhe takimi i parë i nivelit të lartë që pas pezullimit të bisedimeve në vjeshtën e vitit të kaluar kur qeveria e Kosovës vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj siç është thënë, fushatës agresive të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës. / VOA/

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img