Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat mbi situatën pandemike për 24 orët e fundit, ku kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë.
Përgjatë 24 orëve janë shëruar 112 qytetarë të prekur me Covid-19, ndërsa është shënuar një humbje jete.
Njoftimi i IKSHKP:
12 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
-Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19.
-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës.
-Nga 1.774 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
-Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
-Sot janë shëruar 112 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.791.
-Në total numri i rasteve aktive është 531.