Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Kosovë, mblidhen 42 firma për rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafa

spot_img

Lajme të ngjashëm

Opozita kosovare ka dorëzuar këtë të premte 42 nënshkrime për mocion mosbesim ndaj Qeverisë “Mustafa”.

Mocioni përmban firma të Vetëvendosjes, AAK,Nisma  dhe deputetëve të PDK. Menjëherë pas kësaj, kryeparlamentari Veseli ka thirrur kryesinë të mblidhet në orën 14:00 për të vendosur seancën për votimin e këtij mocioni në Kuvend, që sipas rregullores parashikohet të dërgohet për votim jo më larg se 5 ditë nga parashtrimi i saj, dhe jo më herët se 2 ditë. 

Në rast se mocioni siguron shumicën e votave të deputetëve në Kuvend, qeveria duhet të dorëhiqet.

Në një konferencë për media të shefat e grupeve parlamentare të opozitës, bënë të ditur se mocioni për thirrjen e seancës është dorëzuar sot.

 “Jam i bindur se do te kemi sukses në rrëzimin e Qeverisë. Kjo qeveri do ta merr votën kundër për të gjitha të këqijat që ia kanë bërë vendit” u shpreh Lekaj në konferencën për media.

Ndërkaq, Valdete Bajrami nga Nisma ka thënë se sot i kanë dorëzuar mbi 42 nënshkrime për thirrje të seancës së jashtëzakonshme për rrëzimin e Qeverisë.

Ajo ka thënë se presin që Kryesia të caktojë së shpejti seancën dhe ka ftuar edhe deputetë tjerë ta votojnë këtë mocion.

Ndërkohë , për të detyruar qeverinë të dorëhiqet, , mocioni duhet të sigurojë 61 vota nga deputetët e parlamentit.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, nuk beson se mbledhësit e 42 nënshkrimeve të mocionit për shkarkimin e Qeverisë do të arrijnë t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme të deputetëve në Kuvend për realizimin e tij.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img