Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dënon ashpër aktet vandale që ndodhën në protestë. Numri 1 i shtetit kosovar, tha se të gjithë kanë të drejtë të protestojnë dhe kërkon nga organizatorët e protestës të distancohen nga turmat që kanë dëmtuar pronën publike dhe kanë sulmuar Policinë.
“E konsideroj protestën e sotme në Prishtinë si një të drejtë demokratike të qytetarëve të Kosovës për të shprehur kërkesat e tyre. Megjithëkëtë dënoj ashpër aktet vandale të një grupi të vogël protestuesish ndaj pronës publike dhe private të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe kërkoj që organizatorët e protestës të distancohen nga turmat që po sulmojnë Policinë e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e Kosovës e bizneset në qytet” tha presidentja e Kosovës.
E drejta për të protestuar është e drejtë e pamohueshme që garantohet dhe ushtrohet në çdo demokraci, por atë e përcjellë edhe përgjegjësia për të ruajtur rendin publik dhe pronën e ndërtuar me shumë sakrificë, djersë e mund nga qytetarët e Kosovës. Ftoj të gjitha palët për qetësi dhe demonstrim te pjekurisë politike dhe shoqërore” tha Jahjaga.
Situata në Kosovë është përmirësuar por kanë mbetur në Prishtinë, shenjat e trazirave dhe dhunës. Të paktën 15 persona mes të cilëve disa anëtarë të Vetëvendosje janë arrestuar ndërsa janë shkaktuar dhe shumë dëme materiale