Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kosovë e Shqipëri bashkë në një Kuvend, Rama: Të bashkuar jo vetëm me zemër, marrëdhëniet sot më të mira se kurrë!

Shkruar nga Newsbomb
Kosovë e Shqipëri bashkë në një Kuvend, Rama: Të

Kryeministri Edi  Rama, ka mbajtur fjalën e tij gjatë seancës së përbashkët të mbajtur mes deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Shefi i qeverisë shqiptare tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë produktive dhe me marrëveshje konkrete, siç janë lëvizja e lirë, rritja e shkëmbimeve tregtare, abetarja e përbashkët.

Ai u shpreh se askush nuk do ta kishte menduar se në këtë 110 vjetor, gjuha shqipe do të ishte zyrtare edhe në Maqedoninë e Veriut dhe se kryeministri i Malit të Zi do të ishte shqiptar.

Rama: Të nderuar deputetë të dy shteteve tona, i nderuar kryeministri i Kosvës, dashur  Albin. Ja ku jemi të gjithë bashkë, si anjëherë më parë, 110 vitë më këtej, nga  ai moment të historisë  sonë të përbashkët nga cdo cep i trevave shqiptare ishin shkulur drejt Vlorës të zgjedhurit e 4 vilajete të Shqipërisë së asaj kohe. Si nesër e 110 vite më parë, në Vlorë në 1912, pas fjlaëve që tha Ismail Beu me të cilat tregoi rrezikun e madh në të cilën ndodhej Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduen të bahet më vehte, e lirë , e mosvarme.

Më lejoni të ndaj me ju bindjen se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më mirë në raport me të huajt. Por përsëri edhe sot nuk besoj se shqiptarët janë më mirë në raport me vetveten. Unë besoj se edhe njohja përfundimtare e Kosovës do vijë më herët dhe se Kosova nuk do presë aq sa ka pritur pavarësinë për t’u njohur ndërkombëtarisht. Nga ana tjetër akoma më e prekshme dhe më mbresëlënëse është pamja në Maqedoninë e Veriut. Shumë më vonë pas lirisë së Kosovës, ishte vendi ku gjuha shqipe vazhdonte të shihej si gjuha e një pale të padëshirueshme, vendi ku flamuri shqiptar vazhdonte të shihej si një provokim. Sot nuk besoj se janë të shumtë ata që mund të thonë ata që e dinin se në 110 vjetorin e pavarësisë, Maqedonia e Veriut do kishte shqipen gjuhë zyrtare dhe kryeparlamentarin shqiptar. Po ashtu nuk besoj se e ka menduar dikush më parë se Mali i Zi mund të kishte një kryeministër shqiptar siç e ka sot.

Marrëdhëniet nuk janë më të shkëlqyera, thjesht sepse jemi dy vende të ndara, por të bashkuara me një zemër, por janë edhe produktive më shumë se ç’kanë qenë më parë. këtë e tregojnë faktet e treguara nga vullneti  he rritja e aftësisë për ta zbatuar në praktikë bashkëpunimin në interes reciprok. Mjafton të shikosh të dhënat e shkëmbimeve tregtare, apo lirinë e lëvizjes, apo abetaren e përbashkët një tjetër ngjarje e rëndësishme dhe e realizuar, apo punën e përbashkët për fjalorin enciklopedik shqiptar. Apo bashkëpunimin e përditshëm në fushën e energjisë, apo punën e nisur për të bërë realitet atë që është vepra më e madhe, portin dhe hekurudhën. Për hekurudhën themi tani më, ofertuesit që kanë ofertuar për të marrë përsipër studimin e fizibilitetit.

Lexo edhe: Albin Kurti: Gëzuar 28 nëntorin historik të Skëndërbeut në Krujë, Ismail Qemalit në Vlorë dhe Adem Jasharit në Prekaz! Të bëhemi bashkë jo vetëm për kremtime

Lexo edhe: Alibeaj: PD kundërshton “Open Balkan”, Serbinë do ta shohim me sytë e Kosovës!

Lexo edhe:Mesila Doda ngre çështjen çame në Kuvendin e Shqipërisë. Ne deputetet s’duhet të harrojmë as Preshevën

Lexo edhe: “Shqipëria, avokate e Kosovës”, Spiropali: Së shpejti në të dyja anët e Drinit do valëvitet flamuri i BE

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll