Hapësire reklamuese

Rajoni

Kosovë: 19 raste të reja dhe asnjë vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Kosovë: 19 raste të reja dhe asnjë vdekje nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Ndërkohë janë konfirmuar pozitivë 19 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 460. Sot janë shëruar 5 qytetarë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157434.

Njoftimii IKSHPKI:

07 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.174 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.434.

Në total numri i rasteve aktive është 460.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll