Mbrojtësi nga Kosova, Lapidar Lladrovci ka kaluar provën te Tirana duke marre OK-in e stafit teknik. Megjithatë lojtari do të rikthehet në Kosovë për të vijuar sezonin tek skuadra e Ferronikelit. Mungesa e hapësirave në formacion tek Tirana dhe dëshira e vetë lojtarit për tu aktivizizuar, e ka shtyrë marrëveshjen për tu finalizuar në një moment të dytë, me përjashtim të surprizave apo dëmtimeve eventuale deri në muajin Maj.
Tirana dhe Lladrovci kanë gjetur në parim akordin për të lidhur një parakontratë shumë shpejt. Në muajin Shkurt Ferronikeli do të kryejë fazën përgatitore në Durres dhe qendërmbrojtësi do të vijë në Tiranë për të biseduar për parakontratën që do të lidhë me bardheblute për sezonin e ardhshëm.