Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kosovarët pa viza edhe në Dubai, presidenti Zayed pranon kërkesën e Osmanit

Shkruar nga Newsbomb
Kosovarët pa viza edhe në Dubai, presidenti Zayed pranon
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka pranuar kërkesën e homologes Vjosa Osmani, për të lejuar udhëtimin e shqiptarëve të Kosovës pa viza drejt rajonit të Gjirit. Një nga emiratet është dhe Dubai, shkruan newsbomb.al. Tashmë, të gjithë qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të Emirateve, duke përfshirë Abu Dhabin dhe Dubain, aq të lakmuara nga të gjithë. "Falenderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Shkëlqesinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës", njofton presidentja Vjosa Osmani, ndërsa thekson se marrëveshja tashmë është firmosur. "Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë", vijon shënimin e saj e para e shtetit të Kosovës. Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan u zgjodh presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe dy vite më parë, pas vdekjes së presidentit Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, me besimin e Këshillit të Lartë Federal. Ai është një nga udhëheqësit më të fuqishëm të botës arabe. Nga data 1 Janar 2024, shqiptarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në të gjithë zonën Shengen, duke u bërë shteti i fundit nga rajonin jonë që i bashkohet lëvizjes së lirë, shkruan newsbomb.al. Edhe Spanja, një shtet që nuk e ka njohur Kosovën, ka njoftuar se vendimi për udhëtim pa viza aplikohet dhe për Madridin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese