Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Kosovarët ngrihen në protestë për Palestinën, palestinezët në Beograd me pankarta “Kosova është Serbi” (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme në Kosovë janë mbajtur marshim-protesta në solidarizim me popullin palestinez. Dhjetëra qytetarë kanë mbushur sheshin e Prishtinës në mbështjetje të familjeve në Gaza ku gjatë ditëve të fundit po përjetojnë “ferrin” në tokë.

Kundër dhunës së ushtruar që po përdoret nga Izraeli, qytetarët e revoltuar kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë ndaj spastrimit etnik që po ndodh mbi popullin palestinez.

Me pankarta në duar dhe brohoritje për liri, aktivistë të shoqërisë civile thanë se janë mbledhur për të kundërshtuar çdo lloj dhune kundër çdo populli.

“Liri për Palestinën; Mos i prekni fëmijët; Kundër fashizmit” dhe “Kundër spastrimit etnik”, këto ishin disa nga brohoritjet e protestuesve.

“Ditët e fundit jemi dëshmitar të lajmeve dhe pamjeve tmerruese që vijnë në qytetin e Palestinës, e që po tregojnë dhunën shtetërore e krimet e Izraelit që po i kryejnë mbi popullin palestinez. Kjo është shtypje sistematike e cila është e përshkallëzuar këto ditë dhe nuk është diçka e re, por është vazhdimësi e 73 viteve. Kjo dhunë po përdoret që të arrihet ndryshimi demografik dhe po vazhdon edhe përderisa ne jemi këtu”, tha një prej organizatorëve të kësaj marshim-proteste.

Ndërkohë në Beograd në disa prej pankartave shkruhej se; Kosova është Serbi dhe se Palestina është shtet. Në pankartat e tyre, ashtu sic e do qëndrimi i Palestinës kundër Kosovës, është mohuar shteti kosovar. “Poshtë okupimi, Kosova është Serbi dhe Palestina është shtet”, thuhet në një nga pankartat e zbuluara nëpër rrugët e Beogradit.

185826800 2965204320424459 724219549794026155 n 1 770x332 1

Kujtojmë se që prej ditës së hënë tensionet mes Izraelit dhe Palestinës janë ashpërsuar dhe deri më tani 120 palestinezë kanë humbur jetën, mes tyre 31 fëmijë, ndërsa 800 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave të huaja shtatë izraelitë dhe një indian raportohet se janë vrarë në Izrael nga raketat e lëshuara nga Hamas në kundërpërgjigje të sulmeve ajrore.

Sot Izraeli ka akumuluar forcat ushtarake të këmbësorisë dhe tanket pranë hyrjes veriore të Gaza në pritje të mobilizimit për të pushtuar krahinën. Ministria e jashtme izraelite tha se 9,000 trupa ushtarake dhe të tjera rezerviste janë mobilizuar.

Ushtria izraelite tha se forcat ajrore dhe tokësore ishin të përfshira në sulme që nga e premtja, por nuk kishin hyrë në Gaza.

Deri më tani rreth 119 njerëz janë vrarë nga sulmet në Gaza dhe tetë të tjerë kanë vdekur në Izrael që prej ditës së hënë, kur filluan luftimet mes dy vendeve.

Ndërkohë, turmat hebreje dhe izraelito-arabe kanë luftuar brenda Izraelit, duke e bërë presidentin e tij të paralajmërojë për luftë civile.

Dhuna e kësaj jave në Gaza dhe Izrael është më e keqja që nga viti 2014. Ajo erdhi pas disa javësh të rritjes së tensionit Izraelito-Palestinez në Jeruzalemin Lindor që kulmoi me përplasjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë.

Hamas, grupi militant që sundon Gaza, filloi të qëllonte me raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse.

Më shumë

spot_img
spot_img