Hapësire reklamuese

Rajoni

Kosova vijon me ritme të mira, ulen shifrat e infektimeve me Covid-19, 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Kosova vijon me ritme të mira, ulen shifrat e infektimeve me Covid-19, 1

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat për situatën pandemike për 24 orët e fundit.

Nga 2.355 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 17 qytetarë, ndërsa është shënuar 1 humbje jete. Janë shëruar 86 qytetarë, duke e çuar numrin e përhgjithshëm të të shëruarve në 157.022 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

19 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes

-Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022.

-Në total numri i rasteve aktive është 562.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll