Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Kosova vendos masa të reja kundër Covid-19: Vaksinim me detyrim për call center dhe qendrat tregtare, jo më shumë se 20 fëmijë në klasa

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për masa të reja kundër Covid-19 në Kosovë, të cilat do të hyjnë në fuqi në 27 Shtator.

Nga rekomandimet e dy javëve paraprake kemi pasur shumë takime dhe diskutime për masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga data 27 shtator, pra nga e hëna e ardhshme. Sot kemi marrë edhe rekomandimet e fundit nga IKSHPK-ja, për këto masa”, tha Vitia.

Ai deklaroi ndër të tjera se tashmë në të gjitha institucionet publike dhe private që kanë bashkëpunim  me palë të treta, do të kërkohet certifikata e vaksinimit apo testet përkatëse që dëshmojnë se punonjësi nuk është i infektuar me Covid-19.

Kjo masë do të vlejë për punonjësit e qendrave tregtare, call center, punonjësit në institucionet publike dhe private.

Ashtu siç kemi paralajmëruar tani nga institucionet shtetërore dhe një mori e institucioneve private do të kërkohet që të paraqesin certifikatën e vaksinimit, apo testeve përkatëse para hyrjes në objektet ku operojnë. Kjo vlen për aktivitete si qendra tregtare, call center, gastronomia në ambientet e brendshme dhe të gjithë punonjësit në institucionet publik dhe privat që punojnë me pale”, u shpreh ai.

Këtë të hënë do të hapen shkollat dhe çerdhet, ndërsa numri maksimal i nxënësve në klasa do të jetë deri në 20 fëmijë.  

“Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punën nga dita e hënë. Maksimumi i nxënësve të ledhuar në klasë do të jetë 20”, ka thënë ministri Vitia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img