Hapësire reklamuese

Rajoni

Kosova sulmohet nga hakerat, shërbimet qeveritare dhe interneti "paralizohen" për disa orë

Shkruar nga Newsbomb
Kosova sulmohet nga hakerat, shërbimet qeveritare dhe interneti

Telekomi i Kosovës është duke u përballur sot me sulme kibernetike, ku si pasojë kanë rënë edhe shërbimet e internetit. Po ashtu, nën sulmin e hakerave kanë rënë javën e kaluar dhe shërbimet qeveritare, të cilat janë ndaluar për disa orë.

“Telekomi i Kosovës sot është duke u ballafaquar me sulme kibernetike. Sulmi ka filluar në orën 8 të mëngjesit. Ekipet tona i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke u marrë intensivisht me parandalimin përfundimtar të sulmit. Do të ju mbajmë të informuar”, është zëdhënësi Fadil Lepaja.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se me ndihmën e ekspertëve të jashtëm e kanë tejkaluar një sulm kibernetik gjatë javës së kaluar dhe se janë parandaluar tentativat për vazhdimin e sulmit.

Sulmi kibernetik “ka shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeveritare”.

“Gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulm kibernetik të llojit DDoS që ka shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeveritare.

Gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që impakti i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël”, thuhet në një deklaratë të Qeverisë së Kosovës.

Tani, situata është normalizuar dhe qeveria thotë se shërbimet qeveritare po funksionojnë pa pengesa.

“Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit. Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre.

Gjatë këtij sulmi kibernetik në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.