Hapësire reklamuese

Rajoni

Kosova shtyn afatin për zbatimin e reciprocitetit të targave me Serbinë, zbatimi në disa faza

Shkruar nga Newsbomb
Kosova shtyn afatin për zbatimin e reciprocitetit të targave me

Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e targave me Serbinë që do të zbatohet në disa faza.

Plani parashikon që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS- Republika e Kosovës.

“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 28 tetor.

Kurti përsëriti se targat me akronimet në gjuhën serbe për qytetet e Kosovës janë ilegale.

Afati për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia skadon më 31 tetor dhe Qeveria tha se me këtë vendim të ri ajo po tregon seriozitet për të zbatuar vendimin që ka marrë, por “në të njëjtën kohë që t’u japim shans atyre që janë të interesuar të integrohen”.

Nga 1 shtatori deri më 31 tetor, sipas Qeverisë së Kosovës, qytetarët në veri, që kanë targa të lëshuara nga Serbia, do të mund t’i konvertojnë ato në RKS- Republika e Kosovës. Pas kësaj date, ekzekutivi kishte thënë paraprakisht se makinave me targa të tilla nuk do të mund të qarkullonin në territorin e shtetit e as të kalonin kufirin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu