Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Kosova shpalli “non grata” zyrtarin e UNMIK-ut, reagon Rusia: Presim një përgjigje nga OKB

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoritetet në Rusi kanë deklaruar se presin që OKB-ja të marrë masa lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës për shpalljen “non grata” të një zyrtar rus të UNMIK-ut.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova është shprehur se shpreson që shpallja “non grata” e zyrtarit rus të misionit të UNMIK-ut do ta marrë përgjigjen e merituar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Ne presim që ky arbitraritet i Prishtinës të marrë një përgjigje të duhur kategorike nga udhëheqja e OKB-së. Ne i bëjmë thirrje Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Forcës Paqeruajtëse Ndërkombëtare të Kosovës (KFOR) që të garantojnë sigurinë e rusëve dhe të gjithë anëtarëve të misionit të OKB-së, brenda autoritetit të tyre sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha zyrtarja ruse.

Kujtojmë se ditën e premte minstrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka shpallur “non grata” një zyrtar rus të misionit të UNMIK-ut.

“Sot, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shpallur person non grata një zyrtar rus të UNMIK-ut me zyrë në Prishtinë. Kosova qëndron me aleatët e saj për të vepruar kundër veprimeve të dëmshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe rendin kushtetues”, u tha në njoftimin e MPJD-së.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img