Hapësire reklamuese

Rajoni

Kosova shpall “non grata” gjeneralin serb Dikiç

Shkruar nga Newsbomb

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, ka takuar dje në Krushevc të Serbisë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Gjeneralin Lubisha Dikoviç, por ky takim ishte planifikuar fillimisht të mbahet në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit që KFOR-i ka në korniza të Marrëveshjes së Kumanovës me ushtrinë serbe, por kësaj radhe takimi është mbajtur në Serbi.

Dikioviç është akuzuar nga një OJQ serbe “Fondi për të Drejtën Humanitare” si personi kryesor fajtor për shumë krime dhe masakra ndaj shqiptarëve dhe për operacionin e pastrimit të Kosovës nga kufomat e shqiptarëve që janë dërguar në Serbi, transmeton Telegrafi.

 Raporti i organizatës FHP ka bërë bujë në Serbi, ndërsa presidenti serb Tomislav Nikoliç ka akuzuar këtë OJQ që po punon për interesa të huaja dhe jo vetëm që nuk e ka shkarkuar shefin e ushtrisë serbe, por e dekoruar gjeneralin Dikiç dhe ka kërcënuar prokurorin serb që "mos të kërkojë shumë nga e kaluara e Dikiovçit".

Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Kosovës, ka qenë tej mase e irrituar se gjenerali Dikoviç ka qenë 5 herë në Kosovë gjatë 2014-ës i ftuar nga KFOR-i dhe ka paralajmëruar trupat ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë se gjenerali Dikoviç nuk mund të hyjë më në territorin e Kosovës nën asnjë kusht dhe me asnjë ftesë, veç të prokurorisë për t’u përgjigjur për krime të luftës.

Kjo ka shkaktuar edhe ndryshimin e planeve të takimeve të rregullta të KFOR-it, duke ndryshuar vendin e takimit nga baza e KFOR-it në Kosovë, tani në Serbi.

Ky është edhe rasti i parë kur ndonjë zyrtar apo ushtarak serb shpallet “non-grata” nga Kosova. Ministria e Jashtme e Kosovës nuk ka komentuar ndaj kësaj çështje edhe përkundër kontaktimit të zyrtarëve për media të kësaj ministrie.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu