Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Kosova shkëlqen në “Lojërat Mesdhetare”: Distria Krasniqi merr medalje të artë dhe Flaka Loxha të bronztë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi e ka shtuar një tjetër medalje në vitrinën e saj të pasur. Xhudistja shqiptare e Kosovës ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Distria pas suksesit në Evropian, Botëror dhe në Olimpiadë, ka arritur të triumfojë në Lojërat Mesdhetare, duke shënuar një tjetër sukses për xhudon dhe për sportin kosovar në përgjithësi. Ajo garoi në kategorinë deri 52 kilogramë dhe ashtu siç pritej i shkoi deri në fund.

albsig

Në xhiron e parë ajo pushoi si bartëse e garës, teksa në xhiron e dytë, përkatësisht në çerekfinale mposhti qiprioten Sofia Asvesta. Në gjysmëfinale Distria ishte më e mirë se spanjollja Ana Perez Box, dhe në finale arriti ta mposhtë kroaten Ana Viktorija Puljiz, me Ippon.

Pas Distria Krasniqit një tjetër xhudiste kosovare ka arritur sukses ditën e sotme në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Xhudistja tjetër Flaka Loxha ka arritur të fitojë medalje të bronztë në kategorinë deri 57 kg.

Ajo ka mundur turken Hasret Bozkurt. Në çerekfinale Flaka humbi me Ippon ndaj italianies Giulia Caggiano dhe pastaj u detyrua që medaljen ta synojë nëpërmjet repesazhit. Në përballjen e parë fitoi kundër Maria Ruiz Muro, ndërsa në përballjen vendimtare ishte më e mirë se turkja, Bozkurt, pas një sfide shumë të fortë.

Për xhudisten 23-vjeçare nga Peja ky është suksesi më i madh në karrierë. Të enjten e të premten në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 për Kosovën garojnë: Loriana Kuka, Akil Gjakova, Laura Fazliu, Arbër Kullashi e Shpati Zekaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img