
Qeveria e Kosovës ka miratuar shpërblimet për festat e fundvitit për fëmijët dhe për pensionistët.
Qeveria e Kosovës me në krye kryeministrin Albin Kurti do të japë 100 euro për pensionistin, dyfishin e Shqipërisë, e cila u dha pensionistëve 5000 mijë lekë shpërblim për festat.
“Besoj ju kujtohet premtimi që çdo vit secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve. Sivjet kemi vendosur që të gjtihë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro.
Për të gjithë pensionmarrësit këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 eurove, përveç pensionit të rregullt mujor që marrin”, tha Kurti ndër të tjera.
Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë sot këtë vendim