Kosova regjistron SHIFRA TË LARTA infektimesh, 10 viktima nga Covid-19 në 24 orë

Publikuar tek: rajon, më 16:01 01-12-2020 Kosova regjistron SHIFRA TË LARTA infektimesh, 10 viktima nga Covid-19 në 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 10 viktima nga koronavirusi i ri.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 (83,58 vjeç), Viti 2 (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 (71 vjeç), Pejë 1 (79 vjeç), Junik 1 (83 vjeç), Rahovec 1 (78 vjeç).

Sipas IKSHPK-së, nga 1.375 mostra të testuara janë konfirmuar edhe 521 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Në bazë të raportit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 585 pacientë ndërsa raste aktive janë 13.505.

Me këto të dhëna, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 40.117, prej të cilëve 1.026 kanë vdekur ndërsa 25.586 janë shëruar.

Rastet e para me koronavirus janë shënuar në mes të muajit mars./rel

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Detaje të reja nga ngjarja HORROR në Greqi, pasi vrau pronarin, 20-vjeçari shqiptar doli për KAFE (Deklarata në polici)
E TRISHTË/ Infermierja humb jetën nga koronavirusi, pas 3 ditësh dilte në pension »
Article Logic
Execution time: 0.012830972671509
array(1) { ["section"]=> string(86) "kosova-regjistron-shifra-te-larta-infektimesh-10-viktima-nga-covid-19-ne-24-ore-229785" }