Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Sht
14 °
Die
19 °
Hën
14 °
Mar
12 °
Mër
10 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Kosova pranoi planin franko-gjerman, zv/kryeministri Bislimi thotë se detajet do diskutohen ne Bruksel

Lajme të ngjashëm

Zv/kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi është shprehu se Albin Kurti pas takimit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se e ka pranuar vetëm platformën e propozuar nga plani franko-gjerman, ndërsa për zbatimet e marrëveshjeve do të diskutohet në Bruksel.

Pra, sipas Bislimit plani franko-gjerman tregon kornizat për njohjen de fakto të dy vendeve, por detajimi i hapave drejt njohjes do të diskutohen mes palëve në Bruksel.

“Ajo që Kurti ka nxjerrë pas takimit është informata se ai është dakord me platformën e propozuar nga plani franko-gjerman me mbështetje të SHBA-së. Por, platforma vetëm tregon principet dhe veprimet bazë, ndërkaq gjithçka që ka të bëjë me implementimin e saj duhet të diskutohet në aneksin implementues të mes palëve në Bruksel.

Plani franko-gjerman i tregon kornizat bazë që nënkupton njohjen de facto të dy shteteve, ndërkaq se si do të ecë sekuencimi i hapave, cilat marrëveshje nuk janë më të rëndësishme, cilat duhet të modifikohen, cilat të zbatohen, si të zbatohen, për këtë pastaj diskutojnë palët në Bruksel”, është shprehur zv/kryeministri Besnik Bislimi

Më shumë