Hapësire reklamuese

Rajoni

Kosova një hap më pranë KiE, Osmani: Do të punojmë për anëtarësimin e plotë

Shkruar nga Newsbomb
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi Komiteti Politik ka vendosur të miratojë propozimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Pasi Kosova e ka kaluar me sukses votimin e sotëm në Komitetin e Asamblesë Parlamentare në KiE, që është edhe hapi i parë për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Osmani shprehet se pas këtij hapi pozitiv, do vazhdjnë të punojnë me aleatët për anëtarësimin e plotë. “Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë akses të drejtë në instrumentet e KiE përmes anëtarësimit të plotë të Kosovës.”- ka shkruar Osmani. Komiteti për Politikë miratoi sot raportin ku rekomandohet që Kosova të bëhet anëtare në KiE ndërsa çështja do diskutohet më 18 prill në Asamblenë Parlamentare dhe vendimin përfundimtar e merr Komiteti i Ministrave në muajin maj. Kosova ka aplikuar në majin e vitit 2022 për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Lexo edhe: Kosova bën hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, lajm i mirë nga Parisi Lexo edhe: Propozimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Basha nga Parisi: Mirënjohje aleatëve!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese