Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kosova nis reduktimin e energjisë elektrike, qeveria thirrje qytetarëve: Gjeni mënyra alternative për t'u ngrohur

Shkruar nga Newsbomb
Kosova nis reduktimin e energjisë elektrike, qeveria thirrje

Kosova do të nisë reduktimin e energjisë elektrike, ka bërë të ditur Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS).

Reduktimet, sipas KEDS-it, do të nisi nga ora 08:00 dhe konsumatorët do të kenë gjashtë orë energji elektrike dhe dy orë reduktime.

Sakaq qeveria e Kosovës ka reaguar duke kërkuar ndër të tjera nga qytetarët që të gjejnë burime alternative për furnizimin me energji, në mënyrë që të garantojnë ngrohjen gjatë dimrit.

“Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për të ndihmuar qytetarët. Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë në Kosovë.

Në Kosovë, rreth 94 për qind e energjisë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 nga burimet e ripërtërishme sikurse hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll