Hapësire reklamuese

Rajoni

Kosova në krizë për energji elektrike, protestuesit para Qeverisë, kërkojnë shkarkimin e ministres së Ekonomisë

Shkruar nga Newsbomb

Qytetarë të Kosovës janë ngritur përsëri sot në protestë dhe kërkojnë shkarkimin e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli. Kosova ndodhet prej ditësh në një situatë të vështirë të krizës energjitike për shkak të mungesë së furnizimit.

Sipas protestuesve, është e patolerueshme që të ketë reduktime të rrymës në gjithë vendin, në një kohë që Qeveria subvencionon KEDS-in dhe pagesën e rrymës për qytetarët në katër komunat veriore. Ata paralajmëruan protesta edhe në ditët në vijim.

Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor vendosi masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë.

Në një komunikatë që Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike i ka dërguar në adresë të qytetarëve, të martën e javës së kaluar, thuhet se kufizimet e furnizimit me energji elektrike vijnë pas udhëzimeve të KOSTT-it, për shkak të krizës energjetike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu