Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Kosova në krizë energjetike, pret ndihmë nga Shqipëria: Pavarësisht pengesave të Serbisë, e kemi menaxhuar situatën deri tani

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Artane Rizvanolli, ministrja e Ekonomisë së Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë ta kursejnë energjinë elektrike sepse vendi po përballet me krizë. Dje ajo ka thënë se si ministri janë në komunikim të vazhdueshëm me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut e veçanërisht me atë të Shqipërisë për të kërkuar mbështetje.

Rizvanolli, ka thënë se aktualisht prodhohet vetëm 400 megavat orë energji elektrike, nga rreth 1,200 e më shumë sa është kërkesa gjatë ditës. Sipas saj, dita e mërkurë ka qenë më e vështira e krizës energjetike gjatë këtij viti, duke shtuar se fushata që ka nisur për sensibilizimin e qytetarëve për kursimin e energjisë elektrike.

“Aktualisht prodhojmë vetëm rreh 400 megavat orë nga 1,200 e më shumë sa kemi kërkesa gjatë ditës. Dita e sotme ka qenë dita më e vështirë në krizën energjetike deri tani. 105 megavat orë që i kemi të erës janë jashtë funksionit Është një lajm i mirë se fushata me kursim ka filluar t’i japë efektet”, ka thënë Rizvanolli në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti.

“Kriza energjetike që ka prekur gjithë vendet e rajonit dhe botës ka ardhur edhe tek ne. Kosova varet nga importet për të mbajtur dritat ndezur. Dy blloqe të termocentralit B aktualisht janë jashtë funksionit, një situatë të ngjashme kemi pasur edhe javën e kaluar por e kemi menaxhuar.

Në këtë koment kemi diku 390 megavat prodhim. Kostti ka menaxhuar me sukses deri më tash situatën, pavarësisht pengesave nga Serbia. Deri më tash këto ndërmarrje kanë mbajtur barrën e krizës energjetike. Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për çmimin e importeve”, ka thënë kryeministri Kurti.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img