Hapësire reklamuese

Rajoni

Kosova në festë për 16-vjetorin, por ata që sollën lirinë janë "harruar" në burg!

Shkruar nga Newsbomb
Sot, u bënë plot 16 vite që kur Kosova u shpall shtet i pavarur. Pasditja e 17 shkurtit të vitit 2008, ku Kuvendi i Republikës së Kosovës në Prishtinë shpalli zyrtarisht Pavarësinë, është rrënjosur thellë në zemrat dhe mendjet e të gjithë shqiptarëve. Ora 15:39, kur Hashim Thaçi, kryeministri i atëhershëm dhe firmëtari i parë lexoi deklaratën e Pavarësisë. “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhej ndër të tjera në deklaratën që Thaçi e lexoi me zërin që i dridhej nga emocionet.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by @newsbomb_albania

E teksa të gjithë festojnë dhe urojnë njëri-tjetrin për lirinë, ata që e sollën atë janë lënë në harresë në burgjet e Hagës. E kemi fjalën për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Urimet këtë të shtunë shkurti kanë vluar anë e mbanë vendin, si Shqipëri dhe Kosovë po ashtu dhe nga vendet të cilët e kanë njohur Kosovën të pavarur. Por, askush dhe asnjë nuk ka thënë asgjë, për ata të cilët ndodhen në qeli duke pritur që “drejtësia” të vendosë për ta pasi akuzohen për “krime lufte”, akuzohen se kanë vrarë armikun që i therën para syve me bajoneta nënat dhe motrat shqiptare. I pari që ka “harruar” ata ka qenë kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Mëngjesin e kësaj të shtune ai uroi shqiptarët, por zgjodhi publikisht të  “retushojë” firmëtarët e shpalljes së pavarësisë si dhe ata që ndodhen në Hagë. Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani u mjaftua vetëm me postimin: Të duam Kosovë. Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë. Urime ditëlindjen e 16-të. Askush nga politika, apo dhe nga mediat nuk kanë thënë qoftë dhe një rresht për 4 ish-luftëtarët të cilët lanë familjet e tyre, sakrifikuan jetën, për Kosovën që është sot, të lirë! Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.   Katër ish-drejtuesit e UÇK-sëakuzohen se nga marsi i vitit 1998 e deri në shtator 1999 kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj pakicave etnike atyre serbe dhe rome si dhe ndaj rivalëve të tyre politikë që nuk i kanë mbështetur gjatë luftës dhe në qeverinë e formuar pas çlirimit. Ata akuzohen për përndjekje, trajtim çnjerëzor, ndalim, vrasje, zhdukje personash etj. Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020, dhe u ndryshua më 3 shtator 2021, 29 prill 2022, dhe 30 shtator 2022. Versioni me më pak redaktime i Aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023. Kjo është aktualisht aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore. Sipas njoftimit në Aktakuzë parashtrohet se krimet për të cilat janë ngritur akuzat u kryen së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 dhe ndodhën në disa vende në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë e Veriut. Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Prokuroria Speciale ka përsëritur edhe këtë të hënë pretendimet e saj për “Ndëmarrje Kriminale të Përbashkët”, një term ky që sipas pikës 35 të aktakuzës përfshin pothuajse tërë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese