Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Kosova nderon Rita Orën, nga nesër do të jetë në pullat postare

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, është bërë pjesë e thesarit të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës.

Sipas Postës, pulla me imazhin e Ritës, do të nxirret në qarkullim ditën e shtunë, më 26 nëntor, ditën e ditëlindjes së këngëtares.

Drejtoresha Ekzekutive e Postës së Kosovës, Fakete Kadiu, ka shprehur mirënjohje për Ritën dhe është nder për ta që të nderojnë këngëtaren në këtë mënyrë.

“Është një nder për Posten e Kosovës të nderoj Rita Orën. Ajo na ka dhuruar aq shumë momente të bukura dhe krenari të pafund me këngë, performancë dhe koncerte madhështore. Kjo pullë e bukur le të jetë edhe si dhuratë simbolike e Kosovës për këngëtaren tonë, në këtë ditë të veçantë për të, për kontribut të jashtëzakonshëm për vendin dhe kombin tonë“, ka thënë Kadiu.

Për më shumë se dhjetë vite në majat më të larta të skenës muzikore dhe artistike ndërkombëtare, ajo ka shfrytëzuar çdo rast që përmes famës së vet të promovojë vendin e saj të lindjes, Kosovën, si dhe tërë kombin shqiptar. Ajo është frymëzimi i parë për të rinj e të reja që të ndjekin dhe t’i bëjnë realitet ëndrrat e tyre edhe përtej kufijve të trojeve shqiptare.

Më shumë


spot_img









spot_img